Ipeshkvia e Kosovës del me njoftim për programin e festës së Krishtlindjes

  • E.K /
  • 23 December 2021 - 11:15
Ipeshkvia e Kosovës del me njoftim për programin e festës së Krishtlindjes

Ipeshkvia e Kosovës ka njoftuar për programin e Festës së Krishtlindjes për këtë vit.

Në njoftim thuhet se nga Ministria e Punëve të Brendshme është aprovuar kërkesa për lejimin e lëvizjes së lirë të besimtarëve dhe njerëzve vullnetmirë për të marrë pjesë në meshën solemne të Krishtlindjes në të gjitha Kishat Katolike në Kosovë, më 24 dhjetor, në kohën nga 23:00 deri në 02:00.

Po ashtu kanë njoftuar se kanë lajmëruar miqtë, institucionet e vendit dhe ndërkombëtarët se nuk do të ketë as sivjet pritje solemne për Krishtlindje.

Programi i plotë:

E premte,  24 dhjetor 2021  – VIGJILJA E KRISHTLINDJES

Ora 23:30: Koncert i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës në Katedralen Shën Nënë Tereza.

Ora 24:00: Mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë, të cilën do të udhëheq Ipeshkvi ynë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës. 

E shtunë, 25 dhjetor 2021 – DITA E KRISHTLINDJES

Ora 11:00: Mesha në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë.

Ora 18:00: Mesha në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë.

(Kosova Sot Online)