Kush është më i rrezikuar nga varianti Omicron

  • E.K /
  • 27 December 2021 - 09:10
Kush është më i rrezikuar nga varianti Omicron

Variantit të ri të koronavirusit, Omicron iu deshën vetëm disa javë që të përmbushë parashikimet lidhur me atë se sa ngjitës është, por shkencëtarët ende nuk e dinë nëse ky variant shkakton sëmundje më të rëndë, teksa bota po përballet me një valë të re të infektimeve.

Bazuar në sjelljen e varianteve të tjera, “nëse je i moshuar ose ke sëmundje kronike, nëse je me mbipeshë, ke më shumë gjasa të sëmuresh më rëndë. Nuk mendoj se ky variant do të jetë i ndryshëm” nga variantet e tjera në këtë aspekt, tha Carlos del Rio nga Universiteti Emory, shkruan Associated Press, transmeton REL.

Ekspertët pajtohen se qytetarët e vaksinuar plotësisht dhe me doza përforcuese është mirë që t’iu kthehen masave të para të mbrojtjes: të mbajnë maskë kur janë në hapësira të mbyllura, të shmangin turmat dhe të mbajnë distancën.

Ndryshe, mbrëmjen e së dielës në Kosovë janë konfirmuar rastet e para me variantin Omicron të koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 22 mostra të testuara, 9 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

MSh-ja ka bërë të ditur se dy raste janë importuar nga SHBA-ja, dy nga Londra, një rast nga Franca dhe katër raste me variantin Omicron janë detektuar në komunën e Mitrovicës, dhe të njëjtit kanë mohuar se kanë udhëtuar apo kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë.

(Kosova Sot Online)