Tragjedi në Novi Pazar, 4 shqiptarë vdesin në një aksident trafiku

  • 27 December 2021 - 15:36
Tragjedi në Novi Pazar, 4 shqiptarë vdesin në një aksident trafiku

Katër të rijnë shqiptarë raportohet të kenë vdekur në një aksident tragjik që ka ndodhur mbrëmë në afërsi të Tregut të Mallrave në Novi Pazar.

Rreth orës 21:45 dy vetura janë përplasur kokë më kokë në autostradë. Katër persona kanë vdekur në vend nga një automjet, ndërsa dy të lënduar nga automjeti tjetër janë transportuar në spitalin e Novi Pazarit, raportojnë mediat në Serbi.

Mediat raportojnë se për vdekjen e katër të rinjve, autoriteteve të Novi Pazarit iu është dërguar telegram ngushëllimi nga Presheva.

Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa policia vijon hetimet, ndaj qarkullimi në këtë pjesë të rrugës është i vështirësuar.

Viktimat janë me inicialet A.I. (21 vjeç), M.H. (23 vjeç), S.D. (22 vjeç) dhe A.U (21 vjeç).

Tutje mediat raportojnë se Novi Pazari ka shpallur ditë zie ditën e sotme.

(Kosova Sot Online)