“Njeri i urtë e punëtor”- Postimi prekës i fqinjit të të moshuarit që mbeti mbrëmë i vdekur nga grabitja në Mitrovicë

  • G.G /
  • 29 December 2021 - 10:44
“Njeri i urtë e punëtor”- Postimi prekës i fqinjit të të moshuarit që mbeti mbrëmë i vdekur nga grabitja në Mitrovicë

Një tentim grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë ku si pasojë ka mbetur i vdekur një i moshuar.

Kjo ngjarje ka prekur shumë mitrovicas.

Pas vdekjes së të moshuarit, një fqinj i tij ka shkruar disa fjalë prekëse.

“Ke qenë shembulli më i mirë sa edhe për një fëmijë je ngritë në këmbë, sa shumë kemi diskutu edhe për çështje sociale, për rininë, për qytetin, për brengat e qytetarëve sepse ti ishe në kontakt me qytetarët e Mitrovicës në çdo kohë,. kishe përjetime të ndryshme, përvoja të ndryshme dhe si çdo herë ishe për ndihma të ndryshme dhe sipas nevojës dhe arsyes kishe ndihmuar shumë qytetarë me aq kapacitet që ju e posedoni.Bacin Ali të gjithë lagjia që të kemi njoftë ishte njeri i urtë, modest dhe human, ka qenë shembulli më i mirë për gjithë lagjen e qytetin e Mitrovicës. Sot Mitrovica ka humb një njeri të sinqertë, punëtor dhe human!”, ka shkruar ky qytetar i Mitrovicës.

(Kosova Sot Online)