Policia në Gjilan në aksion kundër shkelësve të masave kundër Covid-19, shqipton 389 gjoba

  • E.K /
  • 29 December 2021 - 10:58
Policia në Gjilan në aksion kundër shkelësve të masave kundër Covid-19, shqipton 389 gjoba

Policia në Gjilan ka zhvilluar një aksion në kuadër të zbatimit të vendimit të Qeverisë për masat kundër Covid-19.

Në njoftimin e policisë thuhet se nga 22 dhjetori deri më 28 dhjetor për shkelësit e këtyre masave janë shqiptuar 389 gjoba.  

“Gjatë periudhës 22-28.12.2021 në gjithë rajonin e Gjilanit përveç vërejtjeve policore, dhe kontrollimit të shumë lokaleve, policia ka shqiptuar 389 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat si në vendimin e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka vazhduar aktivitetet e saja në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë së RKS-së,  për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.

Ekipe të përbashkëta të policisë dhe inspektorëve të AUV-ut , kanë shtuar aktivitetet  në rajonin e Gjilanit.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, gjatë periudhës 22-28.12.2021 në gjithë rajonin e Gjilanit përveç vërejtjeve policore, dhe kontrollimit të shumë lokaleve, policia ka shqiptuar 389 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat si në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Policia e Kosovës apelon tek qytetarët dhe pronarët e lokaleve,  që ti respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetit publik.

(Kosova Sot Online)