Lexoni edhe:
Serbofili Behgjet Pacolli po e tregon veten, del në mbështetje të Aleksandër Vuçiqit dhe Edi Rames për projektin “Ballkani i Hapur”!
Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci
Behgjet Pacolli njihet mirë për miqësinë me Rusët dhe njihet si njeri “hero” në atë vend, por në Kosovë njihet si tradhtar!
-Behgjet Pacolli duhet që të distancohet nga bisedimet që kanë të bëjnë me projektin skandaloz - BALLKANI I HAPUR, për shkak se ai nuk ka as kredbibilitet dhe besim politik, por aq më pak edhe moral. Ai as në zgjedhjet Parlamentare më 14 shkurt e as tani më 17 tetor nuk tregoi se ka fuqi të përfaqësimit politik dhe të mbështetjes qytetare, sepse partia e tij nuk ka marrë pjesë si e pavarur në zgjedhje.
Kurse Pacolli si individ duhet të izolohet dhe të bllokohet nga shërbimi sekret i Kosovës AKI, dhe t’i ndalohet veprimtarja politike me ligj, Atij kurrsesi nuk duhet ti lejohet të sillet si politikan me nam e me famë dhe ta merr nëpër gojë, ta përqeshë Kosovën në takimet që i bënë me Vuçiqin dhe Edi Ramen.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës duhet që ta lëshoj një urdhër veprimi tek policia që të hetohet nga koka deri tek këmbët Behgjet Pacolli, si dhe të arrestohet e të internohet me burgim të përjetshëm diku jashtë Kosovës, mbase në SHBA!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".