Kurti thotë se ministrja Rizvanolli i kërkoi Shqipërisë energji elektrike

  • E.K /
  • 29 dhjetor 2021 - 12:46
Kurti thotë se ministrja Rizvanolli i kërkoi Shqipërisë energji elektrike

Kryeministri Albin Kurti e ka falenderuar publikisht kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për mbështetjen me rrymë për dy ditët e ndërrimit të motmoteve.

Kurti tha se kërkesën për ndihmë e ka bërë Kosova nëpërmjet ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Ne e falenderojmë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Z. Edi Rama, për mbështetjen. Ministrja jonë e Ekonomisë, zonja Artane Rizvanolli e ka bërë një kërkesë të tillë ndaj Republikës së Shqipërisë, për shkak se ne jemi komplementare, ne kemi termocentrale, ata kanë hidrocentrale; ne kemi qymyr, ata kanë ujë”, tha ai.

Kurti theksoi se bëhet fjalë për dy ditë dhe se Kosova do të mund t’ia kthejë këtë ndihmë Shqipërisë në verë.

“Dhe bëhet fjalë për dy ditë – ndonëse janë dy ditë, janë të rëndësishme sepse janë të ndërrimit të motmoteve – dhe më pastaj edhe ne do të kemi mundësi t’u ndihmojmë në rast nevoje në verën e vitit ë ardhshëm”, tha kryeministri.

Ai theksoi se “kjo ndihmë është e veçantë, sepse është ndihmë në kushtet kur edhe Shqipëria vetë nuk i ka punët mirë”.

(Kosova Sot Online)