Publikohet raporti i MSH-së, 42 raste të reja, tetë me Omicron

  • G.G /
  • 31 December 2021 - 15:06
Publikohet raporti i MSH-së, 42 raste të reja, tetë me Omicron

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 42 raste të reja me COVID-1.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar tetë pacientë.

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të mbi 3 mijë e 500 mostrave.

“Nga 3.561 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nga 30 mostra të marra kanë rezultuar pozitiv 8 raste me variantin Omikron (5.1.1.529). Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.041. Në total numri i rasteve aktive është 453”, ka njoftuar Ministria.

https://www.facebook.com/Ministria.Shendetesise.RKS/posts/2174909066000002

(Kosova Sot Online)