Tmerrohen familjarët, një burrë u shfaq në derën e shtëpisë, pasi një funeral u organizua për të

  • E.K /
  • 01 January 2022 - 12:34
Tmerrohen familjarët, një burrë u shfaq në derën e shtëpisë, pasi një funeral u organizua për të

Një 62-vjeçar nga Meksika dhe familja e tij kanë përjetuar disa ditë më parë një skenë që ngjanë me një film horror.

Sipas medieve të huaja, bëhet fjalë për Laurencio Armendariz, i cili u shfaq në pragun e shtëpisë së tij menjëherë pas varrimit.

Përkatësisht, ai para disa ditësh ka shkuar për të punuar në një vend të largët, por pasi i ka humbur çdo gjurmë, familja ka njoftuar policinë, e cila dyshohet se ka gjetur trupin e burrit pikërisht aty ku supozohej të ishte Armendariz.

Mirëpo, në vend që shërbimet kompetente të konstatojnë identitetin e të ndjerit sipas të gjitha protokolleve, trupi i pajetë i është përcjellë menjëherë familjes, pasi organet kompetente kanë konstatuar se ka karakteristika fizike identike.

Ndonëse familja ka vërejtur disa dallime te të ndjerin, atyre iu tha se kjo ishte krejtësisht normale dhe se disa detaje që i ngatërronin ishin pasojë e vdekjes.

Kështu organizoi familja funeralin e 21 dhjetorit, por vetëm pak orë më vonë pasoi një tronditje.

“Duhet ta kishit parë. Ata kishin fytyra të tmerruara dhe të habitura kur u ktheva në shtëpi në mes të natës”, ka thënë Armendariz.

Mediat vendase më tej raportuan se tashmë po kryhen zhvarrosja dhe përcaktimi i identitetit të vërtetë të të ndjerit, ndërsa Armendariz është në pritje të sqarimit për “ngatërresat” dhe të vërtetimit se në fakt është gjallë.

(Kosova Sot Online)