Kosovarët kredi 'deri në fyt'

  • G.G /
  • 03 January 2022 - 08:53
Kosovarët kredi 'deri në fyt'

Afro 135,000 persona fizik që nga fillimi i vitit e deri në muajin nëntor kanë marrë kredi nga sektori bankar.

Sipas të dhënave të siguruara nga lajmi.net prej Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK), shuma totale e kredive të marra në këtë periudhë ka arritur 1.6 miliard euro.

Në anën tjetër, përreth 13 mijë persona juridik kanë garantuar kredi prej bankave kosovare.

“Ju njoftoj se deri në muajin nëntor 2021, vlera e kredive të reja të lëshuara nga sektori bankar, arriti në shumën e 1.6 miliardë eurove.Të dhënat për numrin e qytetarëve që kanë marrë kredi, i gjeni më poshtë: Numri i kredimarrësve – fizik [134126] dhe numri i kredimarrësve juridik [12886]”, deklaron Kushtrim Ahmeti, zëdhënës i BQK-së.

Në krahasim me vitin e kaluar, kjo mund të shënohet si një ngritje në aspektin e marrjes së kredisë. Përgjatë vitit të kaluar, vlera e kredive të reja të lëshuara nga sektori bankar ishte 1.47 miliard euro.

Vetëm për dy muaj të këtij viti, vlera e kredive të reja ka kapur shifrën milionëshe.

“Ju njoftojmë se vlera e kredive të reja për dy muajt e parë të këtij viti (janar-shkurt 2021), ishte 188.2 milionë euro”, deklaroi më herët gjatë këtij viti zëdhënësi i BQK-së.

(Kosova Sot Online)