Vdes në QKUK 8-vjeçarja që u aksidentua më 1 janar në autostradën Prishtinë-Lipjan

  • G.G /
  • 03 January 2022 - 09:16
Vdes në QKUK 8-vjeçarja që u aksidentua më 1 janar në autostradën Prishtinë-Lipjan

Një 8-vjeçare ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas lëndimeve të marra në një aksident trafiku që ka ndodhur më 1 janar.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në autostradën Prishtinë-Lipjan, në orët e vona të 1 janarit.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Autostrada, Prishtinë –Lipjan (NN) 01.01.2022-23:25. Lidhur me rastin me datën 02.01.2022 është raportuar se viktima femër kosovar e viti i lindjes 2013 e cila ishte duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konfirmuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)