Foshnja gjendet e braktisur në kutinë e kartonit

  • E. /
  • 03 January 2022 - 17:39
 Foshnja gjendet e braktisur në kutinë e kartonit

Një djalë i porsalindur u braktis në një kuti kartoni në temperaturat e ftohta të dimrit në Alaskë me një shënim nga nëna e tij  ku shprehej se nuk mund ta përballonte ta ushqente fëmijën.

Roxy Lane, nga Fairbanks, e gjeti foshnjën në natën e Vitit të Ri pranë një rreshti kutish postare pranë shtëpisë së saj. Ajo postoi një video të fëmijës, nëna e të cilit e quajti Teshawn dhe shënimin në faqen e saj Facebook.

‘Të lutem më ndihmo!!!’ thuhej në shënim. “Prindërit dhe gjyshërit e mi nuk kanë ushqim apo para për të më rritur. Ata kurrë nuk deshën të ma bënin këtë.’

‘Të lutem më merr dhe më gjej një familje të dashur. Emri im është Teshawn.’

Foshnja u dërgua menjëherë në spital dhe mjekët thanë se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Autoritetet po punojnë ende për të identifikuar nënën e tij, shkruan Daily Mail.

(Kosova Sot Online)