Vdekja mund të ishte shmangur por ambulanca shkoi 30 minuta me vonesë

  • A.P /
  • 04 January 2022 - 18:08
Vdekja mund të ishte shmangur por ambulanca shkoi 30 minuta me vonesë

Kanë dla detaje të reja nga atentati që tronditi Tiranën pasditen e sotme nga një atentat me kallashnikov në zonën e “Don Boskos”, ku një person mbeti i vdekur dhe katër të tjerë janë të plagosur në rëndë të rëndë për jetën.

Bilanci i atentatit në Tiranë

Viktima
Erion Çela

Të plagosur
Blerim Çela 28 vjeç i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe fytyrë, vëllai i viktimës
Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë
Azbi Selimaj 19 vjeç i dëmtuar në shpatull
Edmond Crroj 41 vjeç i plagosur në bark dhe këmbë

Atentati ndodhi rreth orës 16:15. Viktima dhe të plagosurit ishin ulur brenda ambienteve të lokalit “Focus” kur nga jashtë u hap zjarr me breshëri kallashi nga një makinë tip “Benz” brenda së cilës ishin tre persona.

Policia ka arritur direkt pas atentatit, ndërsa ambulancat me rreth 30 minuta vonesë edhe pse spitali i Traumës është vetëm 500 metra larg vendit të ngjarjes ku ndodhi atentati në “Don Bosko”.

(Kosova Sot Online)