Përleshet mërgimtari nga Kosova dhe një serb në kufirin Kroaci-Serbi

  • A.P /
  • 05 January 2022 - 20:50
Përleshet mërgimtari nga Kosova dhe një serb në kufirin Kroaci-Serbi

Një kacafytje raportohet të ketë ndodhur në kufirin Kroaci – Serbi mes një mërgimtari nga Kosova dhe një shtetasi serb.

Video e këtij rasti është publikuar edhe në rrjete sociale, ku pretendohet se gjithçka ka ndodhur pas disa provokimeve mes dy të përfshirëve.

Aty shihet se si mërgimtari afrohet tek vetura e serbit dhe pasi që bisedojnë diçka, ata kacafyten edhe fizikisht.

Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky rast.


(Kosova Sot Online)