Shefqeti me plis bëhet viral në TikTok

  • E.K /
  • 06 January 2022 - 11:31
Shefqeti me plis bëhet viral në TikTok

Një mërgimtar nga Gjermania është duke thyer tabut se rrjeti social TikTok është vetëm për adoleshentët dhe të rinjt.

Shefqet Mullalija nga Rahoveci është i moshuari që po bën mijëra shikime me videot e tij në TikTok.

Shefqeti i cili jeton në Gjermani, ndjek trendin e videove në këtë rrjet social e më pas i publikon ato, duke tërhequr vëmendjen edhe me paraqitjen e tij me plis në kokë.

Tashmë ai ka mijëra ndjekës ndërsa videot e tij kalojnë mbi 100 mijë shikim.

Më poshtë, u sjellim disa prej tyre ku Shefqeti shihet me plis në kokë.

 

(Kosova Sot Online)