Imami që po bën thirrje të mos shikohet Big Brother: Ajo shtëpi famëkeqe, ata njerëz shfaqin epshin e tyre

  • E.K /
  • 07 January 2022 - 13:00
Imami që po bën thirrje të mos shikohet Big Brother: Ajo shtëpi famëkeqe, ata njerëz shfaqin epshin e tyre

Shtëpia e famshme, Big Brother VIP dhe banorët e saj, tashmë janë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Monika, Iliri, Arjola, Donaldi, Benjada e Beatrix janë disa prej banorëve.

Shikueshmëria e këtij formati ka bërë që të komentohet në shumë aspekte dhe nga shumë personalitete të sferave të ndryshme.

Madje, nuk ka kaluar as pa vëmendjen e hoxhallarëve, të cilët po e konsiderojnë “haram”.

Këtë ka deklaruar edhe imami Labinot Maliqi, në një intervistë, së fundmi.

“Natyrisht se këto emisione emetojnë kryesisht pamje epshore, prandaj natyrisht kjo tërheq shikueshmëri te njerëzit. Ata njerëz kanë shkuar aty për të shfaqur epshin e tyre, trupat e tyre, në njëfarë forme për t’u zhveshur…kështu ia shton vetes qëndrimin në atë shtëpi famëkeqe”, ka thënë ai.

“Çdonjëri që është bërë pjesë e asaj shtëpie të turpit, e ka qëllim çmimin që do të jepet në fund të emisionit. Përderisa ata bëjnë çmos për ta fituar atë çmim, edhe pagesa nuk është e pastër”, tha imami Labinot Maliqi.

(Kosova Sot Online)