Shi e borë nesër, kështu do të jenë temperaturat

  • E.K /
  • 08 January 2022 - 16:37
Shi e borë nesër, kështu do të jenë temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në Kosovë do të ketë riga shiu dhe bore.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen ndërmjet 3-4 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen ndërmjet 3-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)