Sa para u kursyen në Kosovë nga ndalimi i prodhimit të kriptovalutave?

  • A.P /
  • 09 January 2022 - 09:11
Sa para u kursyen në Kosovë nga ndalimi i prodhimit të kriptovalutave?

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pas aksioneve ku janë konfiskuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave, ka deklaruar se janë kursyer mbi 50 mijë euro.

Pra sipas ministres, vetëm nga aksioni i djeshëm që ndodhi në mëngjes u kursyen 50 mijë euro.

“Mbi 50,000 euro në muaj para të taksapaguesve të kursyera vetëm nga ky aksion. Falënderoj të gjitha institucionet, e në veçanti Policinë e Kosovës, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.

Vetëm dje Policia e Kosovës sekuestroi mbi 300 pajisje për prodhimin e kriptovalutave në të gjithë vendin.


(Kosova Sot Online)