Fermeri me ide brilante për të nxjerrë nga lopët më shumë qumësht

  • A.P /
  • 09 January 2022 - 18:00
Fermeri me ide brilante për të nxjerrë nga lopët më shumë qumësht

I frymëzuar nga një praktikë e ngjashme në Rusi, Izzet Koçak u vendosi pajisje të realitetit virtual (VR) lopëve të tij, duke i transportuar ato në kullota virtuale me gjelbërim të përhershëm në një përpjekje për ta rritur prodhimin e qumështit. Kjo metodë, siç shkruan gazeta turke, Daily Sabah, funksionoi.

Fermeri, i cili ngriti një biznes bagëtish në vitin 2018 në provincën qendrore turke Aksaray, po punon me ambiciozitet për ta rritur prodhimin e qumështit nga 180 bagëtitë e tij.

Fillimisht ai filloi duke luajtur muzikë klasike për kafshët, diçka e përdorur nga disa mbarështues për të ofruar një atmosferë të qetë. Në ditët e sotme, ai po vendos pajisjet VR në dy nga lopët e tij.

“Ne po kërkojmë mënyra alternative për ta rritur prodhimin me rritjen e çmimeve të ushqimit, sanës. Dëgjova se po përdornin këto pajisje në Rusi dhe vendosa t’i provoja këtu. I përdora për dhjetë ditë dhe kuptova se cilësia dhe sasia e qumështit u rritën”, tha ai.

(Kosova Sot Online)