Ministri bllokohet në ashensor

  • E.K /
  • 11 January 2022 - 09:58
Ministri bllokohet në ashensor

Një intervistë e Michael Gove u vonua në mënyrë dramatike këtë mëngjes sepse ai u bllokua në një ashensor të BBC.

Sipas mediave britanike, ministri i kabinetit ishte paraparë që të gjendej në studio në orën 8:10 të mëngjesit, por nuk u paraqit në kohë.

“Shpresonim të flisnim me Michael Gove”, u tha dëgjuesve prezantuesi Nick Robinson.

“Zoti Gove është bllokuar në ashensorin e Shtëpisë së Transmetimit. Do të doja të thoja që kjo është një shaka, nuk është shaka”.

Robinson tha se politikani konservator po ‘mbahej në disponim’ dhe madje iu ofrua të fliste me ekipin në telefon nga ashensori.

Por ai tha se po prisnin që sekretari i komuniteteve të lirohej dhe të shfaqej në transmetim ‘pak më vonë në program’.

Kur zoti Gove përfundimisht u rishfaq rreth orës 8:30 të mëngjesit, prezantuesi i kërkoi atij ‘falje në emër të BBC’.

(Kosova Sot Online)