Koronavirusi prek dy të parët e Prishtinës

  • A.P /
  • 11 January 2022 - 20:41
Koronavirusi prek dy të parët e Prishtinës

Dy të parët e Prishtinës, kryetari Përparim Rama dhe nënkryetari Alban Zogaj kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Rama për këtë njoftoi vetë në profilin e tij në Facebook, kurse Zogaj e konfirmoi ai

 

“Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam patur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anuluar të gjitha takimet e parashikuara. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme”, u shpreh Rama.

Ndërsa Zogaj medias i tha se edhe ai është infektuar me koronavirus, dhe se gjendet në izolim.

“Me koronavirus jam infektuar edhe unë. Kemi qenë së bashku me kryetarin. Të dy jemi në izolim”, u shpreh Zogaj.

Sa i përket stafit të kryetarit, Zogaj tha se të tjerët kryesisht negativ.

(Kosova Sot Online)