24 orë me zemrën e derrit, mësohet gjendja e 57 vjeçarit

  • E.K /
  • 12 January 2022 - 14:47
24 orë me zemrën e derrit, mësohet gjendja e 57 vjeçarit

Kirurgët amerikanë kanë transplantuar me sukses zemrën e një derri të modifikuar gjenetikisht në trupin e një njeriu.

Mjekët e Qendrës Mjekësore të Universitetit Marillend, kanë thënë më 10 janar se procedura ka treguar se zemra e një kafshe mund të mbijetojë në trupin e njeriut, pa refuzim të menjëhershëm.

“Ose do të vdisja, ose do të bëja këtë transplantim. Dua të jetoj. E di që është kërkim në errësirë, mirëpo është mundësia ime e vetme”, ka thënë 57-vjeçari David Bennett, para operimit.

Zemra ka qenë e një derri, të cilit i janë ndryshuar gjenet për te eliminuar një gjen që prodhon një lloj sheqeri, i cili do të nxiste refuzim nga trupi i njeriut.

Mjekët i kanë dhënë disa ilaçe shtesë edhe pacientit, në mënyrë që të ndalin sistemin imunitar nga reagimi ndaj organit.

Kompania bioteknologjike, Revivicor, e cila ka dhënë zemrën e derrit, ka ofruar edhe veshkën e një derri në tetor, për të kryer transplantimin e parë të veshkës së një kafshe te një njeri, ndonëse truri i pacientit ka qenë i vdekur.

Operimi është kryer në Nju Jork.

Aktualisht ka kërkesë të madhe për transplantim të organeve, mirëpo ka pak të tilla në dispozicion, andaj kjo gjë ka shtyrë shkencëtarët që të kërkojnë për mënyra alternative.

(Kosova Sot Online)