55 vjeçari vdiq pasi u asfiksua nga tymi, shtëpia mori flakë nga ngrohësja

  • E.K /
  • 13 January 2022 - 09:23
55 vjeçari vdiq pasi u asfiksua nga tymi, shtëpia mori flakë nga ngrohësja

55 vjeçari Gjergji Beqiri ka ndërruar jetë sot në Vlorë pasi shtëpia e tij u përfshi në flakë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se se shkak i zjarrit në shtëpi dyshohet të ketë qenë ngrohësja me energji elektrike, e cila ka bërë shkëndijë.

Si pasojë e flakëve 55 vjeçari është asfiksuar. Në pamundësi për të lëvizur ka marrë flakë edhe batanija me të cilën ishte mbuluar.

Beqiri jetonte i vetëm në lagjen “Rilindja”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 6:20. Sipas policisë 55-vjeçari jetonte i vetëm dhe vuante nga shëndeti mendor. 

(Kosova Sot Online)