Berisha mbërrin tek Prokuroria e Tiranës

  • E.K /
  • 13 January 2022 - 11:19
Berisha mbërrin tek Prokuroria e Tiranës

Ish-kryeministri Sali Berisha sapo ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës, ku do të merret në pyetje për protestën e dhunshme të 8 janarit te selia e PD.

Në një mesazh të parë për gazetarët, Berisha u shpreh se është thirrur nga Rama, pasi ai ka urdhëruar.

Berisha deklaroi se do të japë informacione të hollësishme sapo të dalë nga prokuroria.

“Ju ftoj se sapo të dal nga dera e Prokurorisë do tju informoj ju hollësisht. Basha është një vegël i qeverisë, aty thirrem nga Rama unë jo nga Basha. Unë mendoj se duhet tu kërkonte të falur dhe të ndëshkonte policinë, kishte ndaluar njerëz të pafajshëm”, tha ish-kryeministri.

(Kosova Sot Online)