Abdixhiku: Qeveria sikur po shijon tensionin dhe përplasjen me faktorin ndërkombëtar

  • E.K /
  • 15 January 2022 - 15:28
 Abdixhiku: Qeveria sikur po shijon tensionin dhe përplasjen me faktorin ndërkombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk e kupton thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për çështjen e referendumit. Abdixhiku ka thënë se për LDK’në, kjo çështje është e mbyllur.

“Nuk ka nevojë për trajtim parlamentar fare. Për LDK’në, mbajtja e kësaj seance është një cështje e mbyllur para se të nisë”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas Abdixhikut, Qeveria sikur po e shijon tensionin dhe përplasjen me faktorin ndërkombëtar, derisa ka paralajmëruar se këto përplasje do të theksohen edhe më shumë gjatë muajve në vijim.

“…sikur shijon tensionin dhe përplasjen me faktorin ndërkombnëtar. Në muajt në vijim do të bëhet më e theksuar”, ka thënë Abdixhiku.

Tutje, Abdixhiku ka thënë se mbajtja e referendumit është praktikë e papranueshme ndërkombëtare.

“Është praktikë e papranueshme e ndërkombëtare e në kundërshtim me relacionet e shteteve sovrane që tregojnë ndaj njëra-tjetrës”, ka thënë Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)