Arratiset nga burgu i riu shqiptar

  • A.P /
  • 17 January 2022 - 19:46
Arratiset nga burgu i riu shqiptar

Një i ri shqiptar është arratisur nga qelia e tij në Akropoli të Athinës. Mediat greke raportojnë se i riu shqiptar ka mundur të largohet duke alarmuar kështu policinë e Akrapolit.

Nuk dihen ende rrethanat në të cilat i arrestuari ka mundur të ikë. Ndërkohë policia ka publikuar edhe fotot e të riut shqiptar ndërsa është vënë në ndjekje të tij.

Sipas policisë është çështje ore për ndalimin e të riut të arratisur.

(Kosova Sot Online)