Sot do të mbizotërojë mot me vranësira
Të premten, mbi Kosovë do të mbizotërojë mot me vranësira të shpeshta, herë pas here i shoqëruar me kthjellime të shkurtra dhe reshje lokale shiu.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 15°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 22°C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)
