Shumë qytetarë po presin për t’u testuar në IKSHPK pas rritjes së rasteve me Covid-19

  • E.K /
  • 18 January 2022 - 10:48
Shumë qytetarë po presin për t’u testuar në IKSHPK pas rritjes së rasteve me Covid-19

Me rritjen e numrit të rasteve pozitive me Covid-19, është rritur edhe interesimi i qytetarëve për t’u testuar, nëse janë të prekur me këtë virus.

Kjo ka bërë që në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të krijohen radhë të gjata të qytetarëve që kanë shprehur interesim për t’u testuar.

Një gjë e tillë shihet në fotografitë që kanë ardhur në adresë të Telegrafit, ku shihet se rendi i qytetarëve që po presin për t’u testuar është shumë i gjatë.

Dje në Kosovë janë konfirmuar 728 raste të reja me Covid-19.

Numri i rasteve aktive ka arritur në 5.118.

Përndryshe është rritur edhe numri i pacientëve që kërkojnë hospitalizim nga COVID-19.

Bazuar në raportet e datës 18 janar 2021 nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 81 pacientë nga COVID-19.

51 prej tyre të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 30 të tjerë post-COVID. 

(Kosova Sot Online)