Kosova me rolin e një Izraeli 2 në mes të Ballkanit

Kosova me rolin e një Izraeli 2 në mes të Ballkanit
Kosova me rolin e një Izraeli 2 në mes të Ballkanit

Dr. Hysni Aliu

  • 18 January 2022 - 07:50

Shkruan: Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Lajmet e fundit që po vijnë nga Kosova janë mbresëlënëse. Zhvillimet e fundit atje, në lidhje me luftimin e krimit dhe kontrabandës, por edhe për çlirimin e popullit serb nga robëria e Vuçiqit po e shtojnë shpresën se Kosova me të vërtetë do të bëhet një Izrael i dytë në Ballkan, ku në saje të zhvillimit të vetë, në të gjitha aspektet, do të bëhet qendër interesi së bashku me Shqipërinë edhe për aktorët më të mëdhenj në botë.

-Unë besoj fort, që zoti Kurti, do të në mbahet mend nga historia, për rolin e tij në çlirimin nga robëria të shqiptarëve të Kosovës, të robëruar nga vetvetja apo udhëheqësit e vetë shqiptarëve, por edhe për çlirimin nga robëria të pakicës kombëtare serbe që jeton në Kosovë, e cila është e robëruar nga Vuçiq me aparatin e tij ruso kinez. Albin Kurti, do të mbahet mend, edhe për shpërfaqjen e fytyrës së vërtetë të aparatit kriminal të Vuçiqit, nëpërmjet sfidimit të tij dhe strukturave të tyre në Kosovë.

Albin Kurti do të mbahet në mend shumë gjatë, edhe për faktin që, i tregoj BE- së, se Kosova ka njerëz që janë të pakorruptueshëm dhe të pa shantazhueshëm, dhe si rrjedhojë luftojnë për të mirën e të gjithëve që jetojnë në Kosovë. Me këtë shpejtësi të ndryshimeve që po bëhen në Kosovë, në një afat prej tri vitesh, unë besoj që Kosova do të jetë lider, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në rajon dhe më gjerë, si rrjedhojë nevoja për viza do të fundoset përfundimisht.

Me punën që po bëjnë z. Kurti, znj Osmani dhe z. Konjufca , si tre krerët më të lartë të shtetit, të cilët kanë vizion të njëjtë dhe interesa të përbashkëta për shtetin e Kosovës, Kosova po shkon drejtë forcimit të subjektivitetit të vetë ndërkombëtar, dhe si rrjedhojë edhe marrëveshja me Serbinë, fatkeqësisht si një armik i përbetuar i shqiptarëve do të jetë më afër. Ashtu siç fatkeqësisht po dallohen e po bashkohen krerët e krimit në luftën për ta mposhtur ithtarin e të drejtave të barabarta për të gjithë dhe ithtarin e një shteti ku Kosova është zot në vendin e vetë, edhe më forcërisht duhet të mblidhemi ne ithtarët e drejtësisë dhe demokracisë, në mënyrë që kjo betejë e Kurtit, Osmanit, dhe Konjufcës, për një shtet multietnik funksional, ku aplikohen vetëm standardet e BE së, të jetë e suksesshme. Identiteti i serbëve në Kosovë, do të forcohet aq më shumë sa më larg të jetë Serbia nga Kosove dhe punët e saj të brendshme.

Ata do ta ndiejnë veten si Kosovar, në momentin që Serbia të mos ua mohon këtë të drejtë. Në opinionin tim, Serbia është duke aplikuar dhunë psikologjike ndaj Serbëve të Kosovës, gjë e cila po e dëmton qenien e tyre njerëzore. Serbia, me presidentin e saj Vuçiq, ashtu siç e vrau politikanin serb Oliver Ivanoviq, vetëm se nuk ishte për ndarjen e Kosovës, në të njëjtën mënyrë po e vret ardhmërinë e gjeneratave të tanishme serbe dhe atyre që vijnë në Kosovë. Koksifikimi i serbëve në Kosovë, nëpërmes politikës fashiste të Vuçiqit, po shkakton një zinxhir reaksionesh negative edhe tek shqiptarët, ku plagët e tyre që ende nuk janë shëruar nga lufta e fundit po hapen sërish. Unë besoj, që Serbisë hap pas hapi duhet ti ndërkrehet çdo kanal toksifikimi me serbët e Kosovës, në mënyrë që ata të lejohen të jenë vetvetja, dhe lirshëm ti shprehin kërkesat e tyre në raport me shtetin e Kosovës. Kjo do ta ndihmonte edhe procesin e dialogut në Bruksel.

Unë kam thënë edhe më herët që ” Serbia do ta pranoj Kosovën si shtet, vetëm atëherë kur, dëmi nga pranimi i Kosovës do të jetë më i vogël se sa dobia”. Tani është në duart e udhëheqësve të Kosovës që së bashku me miqtë tanë ndërkombëtar të punojnë për ta bërë Kosovën të atillë, pra një shtet i fortë siç është Izraeli, ku madje edhe shtetet liderë në botë e shohin interesin në zhvillimin e marrëdhënieve reciproke. Mbajeni mend, largimi i Serbisë nga Kosova, do ta largon edhe Rusinë e Kinën nga Serbia, sepse pa kauzën e viktimizimit të popullit serb në Kosovë, Serbia nuk do ta mban në pushtet një vegël të ish presidentit Millosheviq.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".