Pamje nga vendi ku autobusi me pasagjerë nga Kosova u aksidentua në Bullgari

  • E.K /
  • 18 January 2022 - 15:03
Pamje nga vendi ku autobusi me pasagjerë nga Kosova u aksidentua në Bullgari

Një autobus që udhëtonte për në Kosovë, në të cilin kishte edhe fëmijë, u përplas më 18 janar, rreth orës 4.30 të mëngjesit, në unazën e qytetit Kjustendill në kthesën për digën “Drenov Dol”.

Për fat të mirë në këtë aksident askush nuk u lëndua rëndë, ka thënë zëdhënësja e Policisë Rajonale, Katja Tabaçka, shkruan Radio Bulgaria.

Sipas mediumit në fjalë, autobusi goditi një kamion të ndalur, ndërsa shoferi po përpiqej të sinjalizonte se një pemë kishte rënë në rrugë.

Gjatë përplasjes kamioni “doli” nga rruga.

Shoferi i autobusit u plagos lehtë dhe mori tretman mjekësor ndërsa 29 nga pasagjerët, 6 prej tyre fëmijë, u akomoduan në një dhomë komunale me ngrohje.

Qarkullimi në segmentin rrugor mbeti i bllokuar deri në largimin e mjeteve të aksidentuara ndërsa kanë filluar hetimet rreth aksidentit.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje që tregojnë vendin e aksidentit, përkatësisht dëmin që i është shkaktuar autobusit.

VIDEON mund ta shikoni KËTU.

(Kosova Sot Online)