Ja kur pritet të merret vendimi për masat e reja!

  • E.K /
  • 20 January 2022 - 11:12
Ja kur pritet të merret vendimi për masat e reja!

Numri i rasteve të reja pozitiv me Covid 19 dhe prania e variantit Omicron po rritet me të madhe në Kosovë.

Vetëm dje kanë rezultuar 2 mijë e 50 raste të reja me Covid19 në vend, kurse nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovë  kanë konfirmuar se 95 % e rasteve pozitive janë pozitiv në variantin Omicron.

Edhe shtretërit në spitale po mbushen çdo ditë e më shumë. Deri më tani 90 pacientë me Covid19 janë duke u trajtuar në ShSKUK.

Për shkak të rritjes së rasteve të reja, Ministria e Shëndetësisë pritet që gjatë javës të shqyrtoj propozimet për shtrëngimin e masave anticovid në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit vdekjesprurës.

‘Mekanizat anti covid janë duke e trajtuar rregullisht situatën epidemiologjike, për të parë nëse ka nevojë për të vendosur masa shtesë apo të fuqizohen përmes mbikëqyrjes më të fortë masat në fuqi.

Gjatë javës, përveç trupave të tjerë, do të mblidhet edhe Komiteti për vlerësim dhe koordinim të situatës me COVID-19, për të shqyrtuar propozimet për masa të tjera eventuale.

Deri në çfarëdo mase tjetër, është me rëndesi të zbatohen këto që janë në fuqi dhe popullata të vaksinohet”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për IndeksOnline.

Po ashtu, në përgjigje thuhet se kapacitetet spitalore janë të gatshme për të përballuar ndonjë fluks më të madh të rasteve që kërkojne tretman klinik.

Ndërsa, përsëri nga ky institucion bënë thirrje që qytetarët e Kosovës të vaksinohen kundër Covid19.

“Vaksina janë siguruar për të gjithë, kapacitetet spitalore janë të gatshme për të përballuar ndonjë fluks më të madh të rasteve që kërkojne tretman klinik, çdo ditë gjurmohen dhe testohen mijëra qytetarë dhe zhvillohen aktivitete në zbatim të vendimeve që lidhen me COVID-19”.

Kurse, Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, në mëngjesin e sotëm ka folur para mediave pas përfundimit të mbledhjes së Komitetit për koordinim dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19.

Ai tha se masat janë rishikuar dhe se ende po diskutohen, por duke mos dhënë detaje më të hollësishme.

(Kosova Sot Online)