“Sulmi ‘i vogël’ sjell përgjigje më të dobët nga SHBA-ja” — Presidenti ukrainas i përgjigjet deklaratës së Bidenit

  • A.P /
  • 20 January 2022 - 20:15
“Sulmi ‘i vogël’ sjell përgjigje më të dobët nga SHBA-ja” — Presidenti ukrainas i përgjigjet deklaratës së Bidenit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj komenteve të bëra nga homologu i tij amerikan Joe Biden.

“Nuk ka ndërhyrje të vogla. Ashtu siç nuk ka viktima të vogla dhe pikëllim të vogël nga humbja e njerëzve të dashur,” shkroi Zelensky në Tëitter.

Biden kishte deklaruar se një sulm “i vogël” mund të sjellë një përgjigje më të dobët nga SHBA-ja dhe aleatët e saj ndaj Rusisë.

Presidenti Vladimir Putin i ka bërë një sërë kërkesash Perëndimit, duke këmbëngulur se Ukraina nuk duhet të lejohet kurrë të bashkohet me NATO-n dhe se aleanca mbrojtëse duhet të braktis aktivitetin ushtarak në Evropën Lindore.

Komentet e tij nxitën pyetje se si mund t’i përgjigjet SHBA-ja agresionit rus dhe zyrtarët nxituan të sqarojnë pozicionin e Uashingtonit.

“Ne kemi qenë shumë të qartë gjatë gjithë kohës,” tha të enjten Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, duke shtuar se çdo sulm i papritur rus në Ukrainë do të ketë “përgjigje të shpejtë, të ashpër dhe të bashkuar” nga SHBA-ja dhe aleatët e saj.

Kurse Biden tha se çdo hyrje e trupave ruse do të llogaritet si  “pushtim”.

(Kosova Sot Online)