Plagoset një person në Prishtinë

  • A.P /
  • 21 January 2022 - 17:31
Plagoset një person në Prishtinë

Një person është plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Rasti sipas policisë ka ndodhur sot rreth orës 16:30.

Personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia është duke u marrë me rastin.

”Sot rreth  orës 16:30, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast  një person është plagosur, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)