Merkel refuzoi titullin e presidentes nderi të CDU-së

  • A.P /
  • 21 janar 2022 - 18:28
Merkel refuzoi titullin e presidentes nderi të CDU-së

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel ka refuzuar të pranojë postin e presidentes nderi të Unionit Demokristian (CDU) dhe ka refuzuar një ftesë për një darkë të presidentit të mundshëm të ardhshëm të CDU-së, Friedrich Merz, raportuan mediat gjermane të premten.

Merz duhet të zgjidhet president i partisë në konventën e partisë gjatë ditës së nesërme të CDU-së.

“Ish-kancelarja ka arritur në përfundimin se titulli i presidentit nderi të partisë nuk është më në frymën e kohës”, tha për RTL Armin Laschet, ende president i CDU-së. Presidenti i fundit i nderit i CDU-së, Helmut Kohl, dha dorëheqjen nga kjo detyrë pas skandalit për donacionet partiake.

Në të njëjtën kohë, e përjavshmja Spiegel raporton se Angela Merkel ka refuzuar një ftesë për një darkë me Friedrich Merz, i cili duhet të zgjidhet kreu i ri i partisë në kuvendin e partisë nesër në Berlin.

Sipas Spiegel, Merz ftoi për darkë ish-presidentët e CDU-së pas zgjedhjes së tij si president i partisë, i cili thuhet se është i sigurt pasi baza i dha një avantazh në zgjedhjet e brendshme të dhjetorit.

Vëzhguesit thonë se Merz, i cili njihet si përfaqësues i krahut tradicional e konservator të partisë, donte të përmirësonte marrëdhëniet tradicionalisht të këqija me Angela Merkelin dhe krahun liberal të partisë. Ftesa për darkë u refuzua edhe nga Annegret Kramp-Karrenbauer, e cila mori drejtimin e CDU nga Angela Merkel në vitin 2018.

Si Merkel ashtu edhe Karrenbauer e justifikuan refuzimin e ftesës duke “përkuar me terma të tjerë”. Ftesa për darkë u pranua nga ish-presidenti i partisë, Wolfgang Schauble dhe presidenti ende aktual Armin Laschet.

(Kosova Sot Online)