“Virusi kalon nga brejtësit te njerëzit”, shqetësime për një epidemi të re në Hong Kong

  • A.P /
  • 21 January 2022 - 20:46
“Virusi kalon nga brejtësit te njerëzit”, shqetësime për një epidemi të re në Hong Kong

Një punonjës në një dyqan kafshësh në Hong Kong ka rezultuar pozitiv për koronavirusin. Autoritetet besojnë se virusi në këtë rast ka kaluar nga një brejtës i infektuar.

Nisur nga kjo ngjarje, qeveria mori vendimin që të vrasë me mijëra brejtës në vend.

Ndërsa informacioni mbetet për t’u konfirmuar, shkencëtarët druhen tashmë se virusi mund të pësojë mutacione tek kafshët dhe mund të shkaktojë epidemi tek njerëzit.

Vendimi bëri që shumë njerëz të vraponin nëpër dyqane për të adoptuar kafshët në mënyrë që t’i shpëtonin nga fundi tragjik.

Muajin e shkuar, Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve raportoi 625 vatra nga 17 specie në 32 vende, nga luanët te tigrat, macet, qentë, rrëqebulli dhe vizonët. Megjithatë, të gjitha këto kafshë ishin në kopshte zoologjike në ambiente të mbyllura dhe testimi dhe karantinimi bëhej më lehtë.

Kafsha e vetme e egër që dihet se është infektuar me koronavirusin e njerëzve është një dre me bisht të bardhë. Rasti u zbulua nga testimi i kafshëve në SHBA dhe Kanada.

(Kosova Sot Online)