Komuna e Gjakovës u bën thirrje qytetarëve që të mos i braktisin qentë

  • E.K /
  • 24 January 2022 - 12:35
Komuna e Gjakovës u bën thirrje qytetarëve që të mos i braktisin qentë

Komuna e Gjakovës ka kërkuar nga qytetarët që mos t’i braktisin qentë e tyre.

Ng kjo komuna kanë thënë se qentë endacakë mbesin një prej problemeve shqetësuese për sigurinë e qytetarëve dhe se ndikim në shtimin e qenve endacakë ka braktisja e tyre.

Komuna e Gjakovës ka thënë se pronarët të cilat nuk kanë mundësi financiare,  mnd të marrin shrbime pa pagesë në një klinike veterinare.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Qentë endacak mbesin njëri prej problemeve shqetësuese për sigurinë dhe qetësinë tonë. Kjo  edhe përkundër faktit se Komuna e Gjakovës, përmes kompanive të kontraktuara, në vazhdimësi përkujdeset për kapjen, kastrimin dhe sterilizimin e tyre.

Ndikim të madh në shtimin e qenve endacak ka kryesisht braktisja e tyre.

Prandaj, me qëllimin që rreziku nga qentë endacak të eliminohet sa më shumë që të jetë e mundur nga rrugët tona, në mënyrë që të ketë sa më pak qen që vuajnë në mungesë të ushqimit dhe në kushte të vështira klimatike, ju apelojmë që të mos i braktisni qentë tuaj.

Për të gjithë pronarët e qenve të cilët nuk kanë mundësi financiare, ofrohen pa pagesë shërbimet e kastrimit – sterilizimit (vaksinimit kundër tërbimit) në klinikën veterinare “Pro Vet”, me veterinar Blendi Bejdoni, nr: 049217917

(Kosova Sot Online)