Vjen provokimi i radhës nga Serbia në lidhje me tabelat e veturave! (FOTO)

  • G.G /
  • 25 January 2022 - 13:38
Vjen provokimi i radhës nga Serbia në lidhje me tabelat e veturave! (FOTO)

Kur një qytetar i Beogradit e publikoi këtë në internet, në përshkrimin e fotografisë shtoi një mesazh i cili padyshim se është një provokim i radhës për Kosovën. “Kosova është Serbi”, është shpesh termi me të cilin serbët shprehin nacionalizmin e tyre dhe si mjet për të provokuar.

Dhe provokimi i radhës vjen nga Beogradi, ku në kornizat e tabelave të regjistrimit, kanë vënë edhe mbishkrimin “Kosova është Serbi!”, kjo si përgjigje ndaj vendimit të Kosovës që të ndaloj simbolet serbe në tabelat e veturave që hyjnë në Kosovë.

Dhe tani është bërë një ftesë publike që korniza të tilla të vendosen në të gjitha veturat serbe, sidomos ato që hyjnë në Kosovë.

Se cili do të jetë reagimi i autoriteteve të Kosovës dhe a do të ndalohen veturat me korniza të tilla të hyjnë në Kosovë, pritet të shihet në të ardhmen.

(Kosova Sot Online)