Hajnat vjedhin para, stoli dhe ari nga një shtëpi në Gjakovë

  • E.K /
  • 27 January 2022 - 10:06
Hajnat vjedhin para, stoli dhe ari nga një shtëpi në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është kryer mbrëmë në Gjakovë.

Siç bën me dije policia përmes raportit, persona të dyshuar deri më tani të panjohur, përmes një dritareje kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë marrë para e stoli ari.

Rastin në polici e ka lajmëruar pronari i shtëpisë.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar deri më tani të panjohur, përmes një dritareje kishin hyrë në shtëpinë e tij. Të dyshuarit kishin vjedhur para dhe stoli ari. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet më tej në raport.

(Kosova Sot Online)