Problemi me qentë endacakë, deklarohet Përparim Rama

  • E.K /
  • 28 January 2022 - 11:30
Problemi me qentë endacakë, deklarohet Përparim Rama

Komuna e Prishtinës ka organizuar një tryezë të rrumbullakët me përfaqësuesit e BE-së, organizata joqeveritare dhe akterë të tjerë profesionalë të fushës mbi strategjinë kornizë për trajtimin e qenve endacakë.

Ai e quajti atë me rëndësi shumë të madhe për aspektin e çështje së sigurisë së Prishtinës dhe regjionit. Mes tjerash Rama ka kërkuar bashkëpunimin me komunat e tjera, pasi që tha se problemi nuk zgjidhet vetëm me Prishtinën.

“Problemi me qentë endacakë e kam parë të arsyeshme që të thirrim akterët të nivelit qendrorë e lokal, që në mënyrë të përbashkët të shqyrtojmë problematikën me problem që përballemi sot.Pikat të ndryshme janë diskutua, mirëpo ideja ka qenë që kjo të jetë një tryezë e parë e cila ka me qenë e rregullt derisa ta vëmë nën kontroll problem që e hasim me qentë endacakë. Komunat duhet të punojnë së bashku se problem nuk mund të zgjidhet vetëm në komunën e Prishtinës, por bashkëpunim gjithë shtetërore. Kërkohet që çdo qen të bëjë regjistrimin e qenve në mënyrë që në momentin ata lëshohen të dihen të kujt janë dhe të jenë të mirëmenaxhuar. Ne jemi zotu që kjo do të jetë në vazhdimësi dhe na duhet një fond i cili ka me u përballë me këtë problem në mënyrë të rregullt dhe për këtë arsye jemi zotuar se këtë do ta bëjmë”.

(Kosova Sot Online)