Qytetarët e Prishtinës nuk e duan kthimin e Dardan Sejdiut, për të vazhduar lidhjen me krimin e organizuar!

Qytetarët e Prishtinës nuk e duan kthimin e Dardan Sejdiut, për të vazhduar lidhjen me krimin e organizuar!

Hajrullah Tërnava

  • 28 January 2022 - 08:31

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

 Zgjedhjet lokale-komunale që ndodhën në vitin e kaluar dëshmuan të vërtetën se elektorati deshi ndryshime, sepse ishte i ngopur me veprimet e dyshimta kriminale të atyre udhëheqësve komunal të mëparshëm. Këtë herë elektorati u përqendrua me votat që të përcaktohen në Përparim Ramën si një individ profesionist, arkitekt që një kohë të gjatë e ka kaluar në Angli dhe me një të kaluar të pastër, dhe me aftësitë e tilla të tija, që presin nga ai që ti ndihmoj Prishtinës me veprimet e tija profesionale, të avancohet nga ato mangësi të deritashme dhe të ju përngjaj qyteteve evropiane.

 Prishtina nuk duhet të vazhdon edhe më tutje sikur që është katandisur në këtë gjendje kaotike, me rrugë të ngushta dhe pengesa tjera. Vetëm në dalje nga qyteti në drejtime të qyteteve tjera me automjete duhet të kalohen rreth një orë, prandaj elektorati për shkak të  kësaj gjendje të vështirë të krijuar tani e sa kohë, u përcaktua që ai të gjedhet Kryetar i komunës së Prishtinës, duke besuar në aftësitë e tija si profesionale po njashtu edhe ato  njerëzore e ligjore. Prandaj tani nga ky Kryetar pritet që edhe bashkëpunëtorët e tij ti përzgjedhë ashtu si duhet qoftë ata të partisë së tij apo edhe të koalicionit, që e kanë të kaluarën e pastër në ato poste që i kanë krye deri më tani. Gjithsesi tash Kryetari duhet të jetë i vëmendshëm për të mos e njollosur e dëmtuar qeverinë e re komunale të Prishtinës të drejtuar nga ai  në këtë mandati të ri qeverisës  me përfshirjen eventuale figurave të njollosura në krim e korrupsion nga dy mandatet e kaluara të Shpend Ahmetit, njerëz kyç që bashkëjetuan kriminalisht me krimin e organizuar dhe krijuan të gjitha parakushtet e papengueshme duke stimuluar pastrimin e parasë së pistë në industrinë e ndërtimeve sikur që është emri i përfolur i Dardan Sejdiut, ish-nënkryetar i deritanishëm dhe njëkohësisht edhe si i dyshuar që ka kontribuar sa ishte në atë post në komunë për krim të organizuar me nëntokën kriminale të ndërtimit dhe pastrimit të parave të pista.

Pushteti i ndarë në komunën e Prishtinës në një koalicion të ndërtuar mes LDK-së dhe PDK-së ka rrezik që të shfrytëzohet nga strukturat e SHIK-ut ilegal e para-institucional për të kapur pozita të rëndësishme në drejtimin e komunës, e ndër ato pozita, siç është ajo e nënkryetarit të Komunës për të ka filluar të përflitet mundësia që të emërohet Dardan Sejdiu, njeri ky i njohur e i dituar si pjesëtar i hershem nga 1999 i SHIK-ut dhe sekser i PDK-së që nga themelimi. Derisa LDK i ka emëruar dhe përmbushur të gjitha pozitat për qeverinë e re komunale me njerëz te ri dhe te pastër s’mpaku deri tani te vlerësuar si te tille, partneri i koalicionit PDK nuk e ka bërë akoma sepse çelësi i pakos do të jetë gjetja e njeriut më të përshtatshëm për pozitën e nënkryetarit të Komunës, që sipas marrëveshjes për koalicion duhet ta ketë PDK-ja, dhe pikërisht për këtë pozitë jo zyrtarisht ka filluar të përflitet emri i Dardan Sejdiut i cili në  këtë pozitë ishte emëruar që në mandatin e parë të Shpend Ahmetit, deri në zgjedhjen e tije për deputet të Kuvendit në vitin 2014.

Formalisht Dardan Sejdiu lirohet nga detyra e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës në korrik të vitit 2014, pasi zgjidhet për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së. Në pozitën e deputetit ai ka qëndruar deri në korrik të vitit 2016, kur është shpërbë Kuvendi i Kosovës dhe ai përsëri është rikthyer në pozitën e nënkryetarit të Komunës, gjithmonë duke qenë në shërbim të SHIK-ut ilegal e kriminal, të krimit të organizuar dhe skemës kriminale të shpëlarjes së parasë së pistë përmes tregtimit të lejeve të ndërtimit në bashkëpunim me mafinë dhe krimin e organizuar, e duke vazhduar për të bllokuar pronarët legal e legjitim në pronat e tyre në kërkesat e lejeve për ndërtim.

Ai këtë pozitë e ka mbajtur deri më fund të dhjetorit të vitit 2017, pas zgjedhjeve të dyta lokale, kur si nënkryetar komune është zgjedhur Selim Pacolli AKR-ja.  Tani si Kryetar i komunës Përparimi duhet të emëroj njerëz të pastër dhe pa një të kaluar kriminale të dyshimtë qoftë si ata të partisë së tij, po ashtu edhe nga partia e koalicionit që duhet ta qeverisin komunën në katër vitet e ardhshme. Pavarësisht edhe nëse PDK e propozon Dardan Sejdiun si nënkryetar, këtë duhet ta kushtëzon kryetari i Prishtinës Përparim Rama kompletimin e qeverisë së re komunale në koalicion me PDK-në duke e përjashtuar nga çfarëdo kombinimi të përfshirjes në qeverinë e re komunale të Dardan Sejdiut, e aq më pak e më të pa dëshirueshëm e të pa pranueshëm duhet ta konsideron në pozitën e nënkryetarit të Komunës, sepse vazhdimi i tij edhe në një mandat tjetër në të njëjtën pozitë nuk lë hapësirë për të ndryshuar por ruan lidhjet e deritashme të vazhdimit të krimit në ndërtim, dhe pastrimin e parasë së pistë në këtë fushë të cilën po e investon krimi i organizuar.

Emërimet e dyshimta me njerëz jo te pastër apo së paku te dyshimtë do t’ia zverdhnin imazhin e kësaj udhëheqësie të re në vijim, e sidomos të Kryetarit, prandaj sikur që priten ndryshime të rëndësishme komunale për të mirën e qytetarëve, edhe emërimet me njerëz të pastër dhe të aftë në ato poste komunale, kësaj udhëheqësie do t’ia rriste reputacionin pozitiv dhe do t’ia përforconte bindje qytetarit ndaj kësaj udhëheqësie, që në të ardhmen t’ia zgjat mandatin plus edhe  një në qeverisjen e këtij qyteti Prishtinës.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".