Ky është i burgosuri 25 vjeçar që porositi vrasjen e oficerit korrektues në Gërdoc të Podujevës

  • G.G /
  • 29 January 2022 - 14:31
Ky është i burgosuri 25 vjeçar që porositi vrasjen e oficerit korrektues në Gërdoc të Podujevës

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për “kanosje” ndaj një të burgosuri i cili dyshohet se të premtën ka porositur vrasjen e një oficeri korrektues në Burgun e Sigurisë së Lartë në fshatin Gërdoc të komunës së Podujevës.

Demokracia.com merr vesh se Vezir Haziraj, 25 vjeçar, ka porositur të dyshuarin tjetër, Ideal Bytyqi, 33 vjeçar, që ta sulmojë, kanosë apo edhe ta vrasë zyrtarin korrektues, F.G.

I dyshuari tjetër, Ideal Bytyqi ka qenë edhe më parë i dënuar, derisa tani ndodhet në liri.

Lidhur me këtë rast, sot ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, raporton Demokracia.com.

“Fsh. Gërdoc, Podujevë (NN) 28.01.2022 – 14:55. Ankuesi mashkull kosovar, oficer korrektues në burgun e sigurisë së lartë, ka informuar se i burgosuri mashkull kosovar përmes telefonit ka porositur ish të burgosurin tjetër të dyshuarin mashkull kosovar që ta vras oficerin”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka nisur procedurë për “kanosje” ndaj të dyshuarit, ndërsa rasti kalon për hetime te stacioni i Policisë NJHP- Prishtinë.

(Kosova Sot Online)