129 fëmijë nën 9 vjeç dolën pozitiv me COVID në 24 orët e fundit në Kosovë

  • A.P /
  • 30 January 2022 - 16:30
129 fëmijë nën 9 vjeç dolën pozitiv me COVID në 24 orët e fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se sot në vend janë regjistruar 2 mijë e 390 raste të reja me COVID-19.

Në mesin e rasteve të reja me virus gjatë kësaj kohe janë edhe 129 fëmijë të moshës zero deri në 9 vjeç.

351 të infektuar janë të moshës 10-19 vjeç, ndërsa 357 të moshës 20-29 vjeç.

40 të infektuar janë të moshës mbi 80 vjeç.

137 janë të moshës 70-79 vjeç.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, 1 mijë e 291 persona janë shëruar nga COVID-19.


(Kosova Sot Online)