Lajçak i kënaqur pas takimeve me opozitën kosovare: Me kënaqësi dëgjova mirëkuptimin e tyre

  • A.P /
  • 01 February 2022 - 19:38
Lajçak i kënaqur pas takimeve me opozitën kosovare: Me kënaqësi dëgjova mirëkuptimin e tyre

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se u nda i kënaqur nga takimi që pati me partitë opozitare në Prishtinë, në vizitën e tij të përbashkët me të Emisarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Sot, emisari amerikan dhe unë, kemi takuar partitë politike opozitare në Kosovë. Me kënaqësi dëgjova mirëkuptimin e tyre për rëndësinë dhe mbështetjen ndaj dialogut për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Lajçak.

Këtë të martë, dy emisarët zhvilluan vizita të ndara në partitë opozitare të Kosovës, PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, si dhe Listën Serbe.

Escobar dhe Lajçak, në ditën e parë të vizitës së tyre zyrtare në Kosovë, më 31 janar, u takuan me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

(Kosova Sot Online)