Ia ofroi 10 euro policit për mungesë të vaksinës së tretë dhe testit për Covid-19, arrestohet shqiptari në Vërmicë

  • E.K /
  • 02 February 2022 - 10:32
Ia ofroi 10 euro policit për mungesë të vaksinës së tretë dhe testit për Covid-19, arrestohet shqiptari në Vërmicë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, pasi që i njëjti ia ofroi 10 euro zyrtarit policor për shkak të mungesës së vaksinës së tretë dhe testit për Covid-19.

Ai me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“PKK Vermicë 01.02.2022 – 12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti  në hyrje R. Shqipërisë – R. Kosovës, për të kaluar kufirin në mungesë të vaksinës së tretë dhe testit, në dokumente kishte vendosur një kartëmonedhë prej 10€. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)