U konfliktua me recepsionistin për kartën e identitetit, si nisi sherri, i riu nxori armën

  • E.K /
  • 03 February 2022 - 10:05
U konfliktua me recepsionistin për kartën e identitetit, si nisi sherri, i riu nxori armën

Zbulohet shkaku i përshkallëzimit të sherrit në një hotel në Tiranë çka ka bërë që njëri prej klientëve të nxjerrë armën e zjarrit duke tentuar të vrasë një nga pronarët e hotelit.

Burime bëjnë me dije se Ervin Selita ka qenë i shoqëruar nga një vajzë duke tentuar të futet në hotel. Në momentin e paraqitjes në recepsion, punonjësi i ka kërkuar të resë kartën e identitetit,

Kjo ka sjellë debat mes palëve ku janë përfshirë edhe pronarët e biznesit. Në atë moment Selita ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka tentuar të vrasë njërin prej tyre.

Në kërkim janë shpallur shokët e 30-vjeçarit të cilët fshehën armën pas ngjarjes.

(Kosova Sot Online)