Hovenier takon komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin, ia ripohon mbështetjen e ShBA-së për FSK-në

  • A.P /
  • 03 February 2022 - 17:52
Hovenier takon komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin, ia ripohon mbështetjen e ShBA-së për FSK-në

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka takuar Komandantin e FSK-së, Gjeneralllejtënant Bashkim Jashari të cilit ia ka ripohuar përkrahjen e ShBA-së për FSK-së.

“Takimi konstruktiv me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Jashari. Ripohova përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zhvillimin e mëtejshëm të FSK-së si një forcë mbrojtëse territoriale e ndërveprueshme, multietnike dhe efektive nga NATO-ja, e cila rekruton dhe ruan talente të ndryshme multietnike, duke përfshirë gratë dhe pakicat”, ka shkruar Hovenier.

(Kosova Sot Online)