Haradinaj- Kurtit: Shumë premtime i shkele

  • A.P /
  • 04 February 2022 - 20:20
Haradinaj- Kurtit: Shumë premtime i shkele

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti duke e akuzuar për mashtrim dhe mosmbajtje të premtimeve.

Haradinaj, përmes një statusi në Facebook ia ka përmendur Kurtit disa pakënaqësi që ai i shpreh dhe ka pyetur kryeministrin se si do ta ndihmojë Kosovën.

Postimi i Haradinajt:

Si do ta ndihmosh Kosovën z. Kurti?

– Në energji pengove e refuzove investimet dhe rrite çmimin

– Familjarët e anëtarëve të kabinetit tuaj, ministrave e deputetëve, nuk janë më për dasma, por për punësime e ngritje detyre në institucione

– Me militantët tu, në shpejtësi të paparë, kape bordet e institucioneve dhe ndërmarrjeve

– Në mesin e shumë premtimeve të tjera që i shkele sapo erdhe në pushtet, është edhe mbështetja për bujqit, të cilëve nuk ua lirove naftën e as nuk i subvencionove, por as nuk ule numrin e “xhipave qeveritarë”. Përkundrazi, deputetët tuaj, po dalin të jenë kampionët e harxhimeve buxhetore.

Rreth 100 mijë qytetarëve që kanë kërkuar vizë pune vetëm në njërën nga ambasadat, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, sqaroju se si do e ndreqësh gjendjen në këtë vend?


(Kosova Sot Online)