Kuvendi e ka konsumuar të drejtën e vet për të zgjedhur president

  • A.P /
  • 07 March 2026 - 11:00
Kuvendi e ka konsumuar të drejtën e vet për të zgjedhur president

Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar dekretin e presidentes Vjosa Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, duke e vlerësuar si ‘’plotësisht kushtetues dhe i ligjshëm’’, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë edhe se Kuvendi e ka konsumuar të drejtën e vet për të zgjedhur president.

‘’Për mua dhe PDK dekreti është plotësisht kushtetues dhe i ligjshëm. Për arsye se Kuvendi e konsumuar të drejtën e vet për zgjedhur president. Kushtetuta thotë qartë se ‘’presidenti i vendit zgjidhet 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit ekzistues’’’. Afati 30 ditor ka kaluar dje, kuvendi nuk e ka përdor atë të drejt, dhe vendi duhet të shkoj në zgjedhje. Çdo interpretim tjetër është arbitraritet, dhe është lexim i qëllimshëm gabim i Kushtetutës për nevojat politike të VV’së që bën partia në pushtet’’, ka thënë ai mes tjerash.

(Kosova Sot Online)