Rama zbulon marrëveshjen me SHBA-në: Jam shumë i emocionuar!

  • E.K /
  • 05 February 2022 - 11:47
Rama zbulon marrëveshjen me SHBA-në: Jam shumë i emocionuar!

Kryeministri Edi Rama nisi konferencën për mediat duke deklaruar se Shqipëria dhe SHBA do të jenë bashkëpenëmbajtes në çështjen e Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB.

Edi Rama në konferencën për mediat:

“Kemi marrë konfirmimin përfundimtar nga departamenti amerikan i shtetit se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtesë në Këshillin e Sigurimit në OKB për cështjen e Ukrainës. Në arenën ndërkombëtare Shqipëria vlerësohet për karakterin qëndrueshmërinë por vlerësohet edhe për aftësinë në luajtjen e rolit që i takon si një vend që promovon paqen, promovon sigurinë, si një vend që është anëtar i NATO-s dhe në anën tjetër është një vend me pozicion të spikatur në rajonin tonë.

Anëtarësimi i Shqipërisë në këshillin e sigurimit në çështjen e Ukrainës. Krijimi i këtij cifti SHBA – Shqipëri në këshillin e sigurisë për të qenë penë-mbajtës është ndërmarrë për të garantuar nj angazhim aktiv dhe të vazhueshëm me nisma konkrete nga dy vende partnere të ngushta me këtë proces, gjë që konfirmon qartësist pozicionin e vendit tonë. Duke qenë aktiv ndaj një cështje kaq akute si kjo e Ukrainë spor edhe të gatrshëm për punë konkrete në arenën e marrëdhëneive ndërkombë3tare, ne përkufizojmë në sytë e të gjithve atë që dëshirojmë të jetë roli ynë një forcë që kontribuon për të mirën. Jemi shumë të emocionuar nga ky zhvillim sepse është kurrorëzim i një përpjekjeje dhe jo fundi por kurrorëzim në vazhdën e mundimit për të bërë që shqipëria të qëndrojë në nivel krejt tjetër në nivelin ndërkombëtar.”

(Kosova Sot Online)