Çka ndodh sot në Kosovë

  • E.K /
  • 07 February 2022 - 08:16
Çka ndodh sot në Kosovë

Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme, 7 shkurt 2022

Bordi i ZRRE-së mban seancën e tretë. (ZRRE, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut diskuton mbi mos zbatimin e Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi. Të ftuar: përfaqësuesit e Inspektoratit të Punës dhe Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

MASHTI organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Shkencëtari i vitit” dhe “Shkencëtari i ri i vitit” për vitin 2021. (MASHTI, kati i katërt, ora 11:00)

Mbahet protesta e Kompanive private për shërbime funerale. (Protesta do të fillojë nga ora 12:00 nga morgu i Spitalit të Qytetit të Prishtinës në drejtim të objektit të Komunës së vjetër të Prishtinës)

Prokuroria Themelore  në Pejë mban konferencë e organizuar për media mbi hetimet rreth  rastit të helmimit të mija qytetarëve në komunën e Deçanit vitin e kaluar.  (Objekti i Prokurorisë Themelore në Pejë, rruga:  “Hasan Cermaxhija” pa nr., ora 12:00)

(Kosova Sot Online)